Bashkëpunimi krijon rezultate konkrete ![]()
![]()
Kryetari i Bordit, z. Gramoz Xhemajli, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv, z. Diedon Berisha, ndanë mirënjohje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në shenjë falënderimi për kontributin e lartë dhe të çmuar në mbulimin me dhe të Deponisë së Pejës.
Mirënjohjen e pranuan Nënkolonel, z. Agron Xheka, Komandant i Regjimentit të Xhenios dhe Rreshter Shtabor, z. Azem Thaqi.
Ky bashkëpunim dëshmon se koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është i domosdoshëm për të arritur rezultate konkrete, veçanërisht në situata kur kërkohet angazhim dhe veprim i përbashkët.
Faleminderit FSK-së për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë! ![]()
Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun
