Bordi i Drejtorëve i N.P.L. “Ambienti” Sh.A., në përbërje të Kryesuesit Gramoz Xhemajli dhe anëtarëve Drita Krasniqi dhe Gazmend Kastrati, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 25.05.2026, ka miratuar unanimisht vendimin për ndarjen e mbështetjes financiare në shumën prej 200€ për secilin punonjës të ndërmarrjes, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimin e Komisionit të Auditimit, kërkesën e Kryeshefit Ekzekutiv z. Diedon Berisha dhe gjendjen e qëndrueshme financiare të ndërmarrjes.
Ky veprim paraqet vlerësim dhe mirënjohje për përkushtimin, punën dhe kontributin e vazhdueshëm të punonjësve në zhvillimin dhe suksesin e N.P.L. “Ambienti” Sh.A.
Nga ky vendim janë përjashtuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve.
🌙 Me rastin e festës së Kurban Bajramit, urojmë të gjithë punonjësit dhe qytetarët për shëndet, harmoni dhe begati.
Zyra për media dhe marrëdhenie me publikun

