Të nderuar qytetarë,
Shfrytëzoni këtë mundësi! Afati për pagesën është zgjatur deri më 31 Korrik 2025, duke ju lejuar të kryeni pagesat pa ndëshkime dhe pa shpenzime shtesë.
Vëmendje! Pas këtij afati, të gjitha faturat e papaguara do të procedohen përmes përmbaruesve, gjë që sjell detyrime financiare shtesë dhe pasoja ligjore për ju.
Pse duhet të veproni tani?
• Për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve të pastrimit
• Për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin publik
• Për të shmangur kosto shtesë dhe përmbarim ligjor
Si mund ta bëni pagesën?
Në terren:
Inkasantët tanë janë të pranishëm në zonën tuaj për të pranuar pagesat.
Në zyrat tona:
• Qarshi Xhamia –
E hënë – e premte: 08:00 – 15:30 | E shtunë: 08:00 – 14:00
• Objekti i Komunës –
E hënë – e premte: 08:00 – 15:30
• Transit, Fusha e Pejës –
E hënë – e premte: 08:00 – 15:30
• Vitomiricë, te Shtëpia e Kulturës –
E hënë – e premte: 08:00 – 15:30
Transfer bankar:
Banka NLB – Nr. llogarisë: 1706001011158325
Faleminderit për bashkëpunimin dhe përgjegjësinë tuaj qytetare!
Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun
