You are currently viewing Siguri, Dinjitet, Përkushtim!

Siguri, Dinjitet, Përkushtim!

  • Post author:
  • Post category:Lajme
Në Njësinë Operative të Pejës, Klinës dhe Istogut, kemi ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të forcuar mirëqenien dhe sigurinë e punëtorëve tanë. Ata që çdo ditë kujdesen për pastërtinë dhe mjedisin tonë, tani janë të pajisur me uniforma të reja cilësore, këpucë ortopedike dhe mjete mbrojtëse, të dizajnuara për t’iu përshtatur kushteve atmosferike, duke u siguruar ngrohtësi dhe komoditet edhe gjatë temperaturave të ulëta.
✅ Standard i ri për sigurinë dhe dinjitetin në punë!
✅ Investim në kushte moderne për ata që punojnë për një mjedis më të pastër!
✅ Mbrojtje dhe rehati përballë të ftohtit dhe sfidave klimatike!
✅ Dialog i hapur me punëtorët për të dëgjuar sfidat dhe nevojat e tyre!
🚛♻️ Sepse puna me dinjitet kërkon kushte të denja! Me përkushtim të palëkundur dhe hapa konkretë, ne po ndërtojmë një ambient pune më të sigurt, më efikas dhe më të motivuar për ata që janë shtylla e misionit tonë për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër.
Ne investojmë në njerëzit tanë, sepse ata investojnë në të ardhmen e mjedisit tonë! 🌍
Me respekt,
Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun
Ndërmarrja Publike K.R.M. “Ambienti” Sh.A.