You are currently viewing Njoftim për qytetarët

Njoftim për qytetarët

  • Post author:
  • Post category:Njoftime
Gjatë këtyre ditëve është vërejtur rritje e ndjeshme e sasisë së mbeturinave, gjë që, së bashku me bllokimet në trafik, po shkaktojnë vonesa në procesin e grumbullimit.

Itinerarët e ekipeve operative mbesin të pandryshuara, por rritja e mbeturinave përgjatë rrugëve ka detyruar automjetet tona të ndalojnë më shpesh për shkarkim dhe të kthehen prapë për të vazhduar mbledhjen, duke shkaktuar kështu vonesa.

Kryeshefi Ekzekutiv, z. Diedon Berisha, ka dalë në terren për të inspektuar nga afër pikat ku janë paraqitur ankesa nga qytetarët.

I lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim, derisa ekipet tona janë duke punuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha obligimet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Zyra për Media dhe Marëdhënie me Publikun.