You are currently viewing NJOFTIM PËR BANORËT E LYBENIQIT, GLLOGJANIT DHE LLOZHANIT

NJOFTIM PËR BANORËT E LYBENIQIT, GLLOGJANIT DHE LLOZHANIT

  • Post author:
  • Post category:Njoftime
Të nderuar banorë,

Ndërmarrja Publike “Ambienti” Sh.A. njofton se në zonat e Lybeniqit, Gllogjanit dhe Llozhanit është bërë shpërndarja e fletë-njoftimeve dhe materialeve informuese për të gjithë konsumatorët me obligime të papaguara.

Ftojmë qytetarët që kanë pranuar këtë njoftim të lajmërohen në zyrat tona sa më shpejt, për të rregulluar borxhin përmes pagesës së plotë ose përmes marrëveshjeve me këste, sipas mundësive të tyre financiare.

Në rast të mosparaqitjes brenda afatit të përcaktuar, ndërmarrja do të jetë e detyruar të procedojë rastet përmes përmbaruesve privatë, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.
Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun