Të nderuar qytetarë,
Ndërmarrja Publike Ambienti Sh.A ka shpërndarë njoftime me zarf dhe poster për të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të papaguara.
Ftojmë të gjithë ata që kanë marrë njoftimin, të paraqiten sa më parë në zyrat tona për të kryer pagesën ose për të bërë marrëveshje për pagesë me këste.
Në mungesë të reagimit brenda afatit të dhënë, rastet do të kalojnë për trajtim te përmbaruesit privatë, sipas ligjit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun
