Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti”, z. Diedon Berisha, ka nënshkruar sot kontratën për sigurimin shëndetësor dhe aksidental për 224 punonjës të ndërmarrjes, me vlerë totale prej 168 mijë euro për një periudhë trevjeçare. Ky rezultat është arritur falë politikave të qëndrueshme dhe menaxhimit të përgjegjshëm të ndërmarrjes, nën udhëheqjen e Bordit të Drejtorëve me kryesues, z. Gramoz Xhemajli dhe anëtarët,z. Gazmend Kastrati, z. Durim Hoxha dhe znj. Drita Krasniqi. Kontribut të veçantë në përmirësimin e performancës dhe gjendjes financiare të ndërmarrjes kanë dhënë edhe zyrtarët, stafi operativ, të cilët kanë qenë pjesë e pandashme e suksesit. Transparencë, llogaridhënie, përformancë e lartë!
