You are currently viewing Lajm i gëzueshëm për punonjësit e N.P.L. Ambienti Sh.A

Lajm i gëzueshëm për punonjësit e N.P.L. Ambienti Sh.A

  • Post author:
  • Post category:Lajme

Bordi i Drejtorëve, në mbledhjen e rregullt, miratoi propozim/kërkesën e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Diedon Berisha, për ngritje të pagës prej 50 € neto për punëtorët fizikë dhe shoferët e Automjeteve Komerciale (kamionëve). Vendimi u nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit, z. Gramoz Xhemajli. Me këtë vendim realizohet ngritja e tretë e pagës, si dëshmi e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve tanë. Bashkë përpara, me suksese të pandalshme