You are currently viewing Ju jeni partnerët tanë më të çmuar

Ju jeni partnerët tanë më të çmuar

  • Post author:
  • Post category:Njoftime

Të dashur qytetarë,
Çdo ditë, falë bashkëpunimit tuaj, ne po ndërtojmë një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur për të jetuar.

Ju jeni partnerët tanë më të çmuar në këtë rrugëtim të përbashkët.

Inkasantët tanë – zemra e terrenit – janë çdo ditë pranë jush, në çdo rrugë e çdo lagje, duke kryer me përkushtim një detyrë që shpesh kërkon durim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.Ata nuk janë thjesht mbledhës pagesash – janë pjesë e përpjekjes sonë për të mbajtur qytetin të pastër dhe funksional.

Çdo faturë e paguar është një gur themeli për një të ardhme më të mirë – për rrugë më të pastra, lagje më të gjelbërta dhe një qytet ku ja vlen të jetosh.Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun