Bordi i Drejtorëve N.P.L “Ambienti” Sh.A. – Pejë
Bordi i Drejtorëve është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i ndërmarrjes, i cili ushtron kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
Ky organ është përgjegjës për përcaktimin e drejtimit strategjik të ndërmarrjes, mbikëqyrjen e punës së menaxhmentit, sigurimin e zbatimit të ligjshmërisë, transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit operacional, si dhe për mbrojtjen e interesit publik dhe interesave të aksionarit.
Bordi i Drejtorëve siguron që ndërmarrja të funksionojë në mënyrë të përgjegjshme, profesionale dhe në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë dhe të menaxhimit të qëndrueshëm.
Gramoz Xhemajli
Kryesues i Bordit të Drejtorëve
✉️ g.xhemajli@ambienti-sha.com
+ Biografi
Aktualisht ushtron detyrën e Kryetarit të Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Ambienti” Sh.A., ku kontribuon në udhëheqjen strategjike, mbikëqyrjen e performancës financiare dhe operative, si dhe në forcimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale.
Gjatë karrierës së tij, ai ka ndërtuar përvojë të gjerë në menaxhimin, operimin dhe përmirësimin e sistemeve mekanike komplekse, përfshirë planifikimin dhe zbatimin e mirëmbajtjeve, rritjen e efikasitetit dhe jetëgjatësisë së pjesëve dhe pajisjeve mekanike, garantimin e sigurisë teknike dhe operative, si dhe respektimin e standardeve profesionale.
Ai është gjithashtu i licencuar si ligjërues profesional i të gjitha kategorive të drejtimit të automjeteve, po ashtu ka ndjekur trajnime të avancuara si instruktor dhe ekzaminer për patentë-shofer, sigurinë në trafikun rrugor, si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë.
Drita Krasniqi
Anëtare e Bordit të Drejtorëve & Kryesuese e Komisionit të Auditimit
✉️ d.krasniqi@ambienti-sha.com
+ Biografi
Anëtare e Bordit të Drejtorëve dhe Kryesuese e Komisionit të Auditimit
NPL “Ambienti” Sh.A. – Pejë
Znj. Drita Krasniqi është Anëtare e Bordit të Drejtorëve dhe Kryesuese e Komisionit të Auditimit në NPL “Ambienti” Sh.A. – Pejë, ku ushtron përgjegjësitë e saj në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike në Republikën e Kosovës dhe standardet e qeverisjes së mirë korporative.
Ajo kontribuon në mbikëqyrjen strategjike të ndërmarrjes, duke u fokusuar në performancën financiare dhe operacionale, forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, proceset e auditimit, menaxhimin e rrezikut, transparencën dhe llogaridhënien institucionale, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe pasurisë publike.
Si Kryesuese e Komisionit të Auditimit, znj. Krasniqi ka rol kyç në shqyrtimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, vlerësimin e përputhshmërisë me legjislacionin financiar dhe standardet profesionale, si dhe në rekomandimin e masave për rritjen e disiplinës financiare dhe përmirësimin e qeverisjes korporative.
Znj. Krasniqi posedon arsimim universitar dhe pasuniversitar në Administrim Biznesi, ndërsa përvoja e saj profesionale dhe publike përfshin angazhim shumëvjeçar në institucione publike, qeverisje lokale, ndërmarrje publike dhe shoqëri civile. Ajo ka shërbyer si Këshilltare Komunale për dy mandate dhe ka qenë e angazhuar në fusha të ndjeshme me interes publik.
Përgjatë angazhimit të saj profesional, znj. Krasniqi ka ndjekur trajnime dhe konferenca vendore dhe ndërkombëtare në fushat e auditimit, menaxhimit financiar, barazisë gjinore, qeverisjes së mirë, mbrojtjes së fëmijëve dhe forcimit të institucioneve publike.
Gazmend Kastrati
Anëtar i Bordit të Drejtorëve
✉️ g.kastrati@ambienti-sha.com
+ Biografi
Ai ka përfunduar Fakultetin Ekonomik – Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës dhe ka ndjekur disa trajnime profesionale, duke përfshirë edhe angazhimin si trajner në fusha të menaxhimit dhe zhvillimit profesional, me fokus në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe organizative.
Në përvojën e tij profesionale ka ushtruar pozita udhëheqëse, përfshirë angazhimin si Menaxher Regjional në një kompani private, duke zhvilluar aftësi të avancuara në planifikim strategjik, menaxhim operacional dhe vendimmarrje efektive.
Angazhimi në Bordin e KRM “Ambienti” Sh.A. është i fokusuar në rritjen e transparencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve publike në interes të qytetarëve.
Durim Hoxha
Anëtar i Bordit të Drejtorëve
