Ambienti SHA

509441409_1268369135294072_7571058739474010599_n

Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” Sh.A. me seli në Pejë, Kosovë, është themeluar dhe regjistruar më 28.01.2008, në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare Nr. 02/L-123, me numër regjistrimi 70465123 pranë MTI – Zyrës së Regjistrimit të Ndërmarrjeve Biznesore dhe Emrave Tregtar në Kosovë.

Ndërmarrja operon si Shoqëri Aksionare (Sh.A.), në pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, i plotësuar dhe ndryshuar, si dhe me Ligjin për Shoqëritë Tregtare Nr. 02/L-123 dhe aktet përkatëse nënligjore në fuqi dhe rregulloret e brendshme.

Numri Unik Identifikues (NUI) i ndërmarrjes është 810538027.
Selia e saj ndodhet në Rr. Xhemë Sadria, nr. 68, Pejë, Kosovë.

Misioni dhe vizioni ynë
Ne jemi të angazhuar për të ofruar shërbime të shkëlqyera ambientale që ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitetin tonë. Përvoja jonë shumëvjeçare na ka mësuar se bashkëpunimi me komunitetin është çelësi i suksesit.

Shërbim i besueshëm
Sigurojmë shërbime të rregullta dhe të besueshme për të gjithë qytetin.

Mbrojtja e mjedisit
Përdorim praktikat më të mira për minimizimin e ndikimit mbi mjedisin.

Inovacion dhe zhvillim
Investojmë në teknologji të reja për përmirësim të vazhdueshëm.